Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse
Katër persona besohen të kenë vdekur, pas rrëzimit të një helikopteri në bregdetin verior të Norfolk-ut, në Britaninë e Madhe, bën të ditur policia.
Helikopteri është i tipit “HH-60G Pave Hawk”, nga baza e “RAF Lakenheath” në Suffolk, konfirmon një zëdhënës i Forcave Ajrore amerikane.
Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, në zonën Cley, ndërkohë që kanë bllokuar zonën prej 400 metrash.
Gjashtë mjete nga Shërbimi Zjarrfikës i Norfolk-ut janë aktualisht të pranishëm, përfshi edhe 4 pompa uji, një ujëmbajtës dhe një njësi për mbrojtjen e mjedisit.
Një zëdhënës tha se pajisja e parë mbërriti në vendngjarje më 20:53. Fillimisht u mendua se helikopteri kishte rënë në Detin e Veriut.
Zëdhënësi i Institucionit Kombëtar Mbretëror të Shpëtimit tha se “u ishte kërkuar ndihmë për 3 varka shpëtimi, në përgjigje të incidentit”.
Ekipet e shpëtimit nga rajonet e Wells-it, Sheringham-it dhe Cromer-it (në jug-lindje të Anglisë) u nisën menjëherë pas kërkesës së rojeve bregdetare, por u tërhoqën pas kur u konfirmua se helikopteri ishte rrëzuar mbi tokë dhe jo në det”.
Top Channel