Besimi i verbër tek Kim Philby

07/01/2014 00:00

Sipas dosjeve të deklasifikuara nga Kryeministria britanike, Downing
Street, mesohet se shefi i Sherbimit Sekret Britanik në kohën e Luftës
së Ftohtë, në materialet e paraqitura në vitin 1963 kryeministrit
britanik Harrold Macmillan, ky sherbim ende kishte besim tek agjenti
britanik Kim Philby, i cili vetem disa muaj me vone do te arratisej ne
menyre spektakolare per ne ish-Bashkimin Sovjektik.

Sipas dokumentave, ne qarqet me te larta te sherbimit sekret britanik kishte nje “besim te verber” ndaj Philby-t, i cili prej dekadash punonte si zyrtar i larte i spiunazhit britanik, por njekohesisht qe ne kohen e universitetiti kishte qene i rekrutuar nga sherbimi sekret sovjetik.

Kim Philby, nje nga tre te ashtuquajturit Grupi i Kembrixhit, eshte nje nga spiunet me te njohur dhe me te perfolur te kohes se Luftes se Ftohte. Kete janar mbushen 51 vjet nga arratisje tij nga Bejruti gjate nje pritje ne ambasaden britanike ku ai largohet papritur duke lene pas ne ate pritje gruan e tij dhe arratiset per ne ish-Bashkimin Sovjektik vetem pak pasi ai ishte riparanuar ne sherbimin sekret.

Ai pati nje karriere te sukseshme ne kete sherbim, madje ishte ne nje moment edhe kandidat zyrtar per shefin e ketij sherbimi. Ai u dekorua edhe nga Mbreteresha me Urdhrin me te larte per kete lloj sherbimi, medalje qe me vone u revokua.

Kim Philby njihet per audiencen shqiptare per rolin e tij kryesor ne dekonsipirimin e grupeve shqiptare te rezistences, apo diversanteve sic njiheshin ne zhargonin e kohes, kur ai ishte shef i Zyres se Nderlidhjes mes Inteligjent Servisit britanik dhe CIA-s, ne Uashgington dhe kishte infomacione te dores se pare per kohen dhe vendzbarkimin e ketyre grupeve ne Shqiperi. Kete informacion ai ua kalonte sovjetikeve dhe KGB-ja me pas ish-Sigurimit te Shteitit te Enver Hoxhes.

Kim Philby jetoi ne Moske i martuar me nje grua ruse deri ne vitin 1988 kur edhe vdiq dhe njihet si nje nga agjentet e dyfishte me te spikatur dhe me te perfolur te kohes se Luftes se Ftohte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA