Mashtrime me kreditë e shtëpive

06/01/2014 00:00

Familjet, të cilat kanë përfituar kredi të buta nga bashkitë për strehim
në mënyrë abuzive pa plotësuar kriteret apo duke falsifikuar
dokumentacionin, rriskojnë t’i shlyejnë kreditë me interesat e tregut.

Deri me tani jane 3500 familje, te cilat kane perfituar dhe kane lidhur kontrata me banken.

“Nëqoftëse do të verifikohet që janë marrë kredi, për të cilat këto familje nuk duhet të ishin klasifikuar, nëqoftëse familja do të ketë aftësinë për t’i përballuar interesat e tregut do të kalojë me interesat e tregut. Nëse ka dorëzuar dokumente false, nëse ka falsifikuar për nivelin e të ardhurave, nëse ka patur banesë më të madhe se sa ka qenë normat e strehimi, atehere kredia do të kalojë me interesat e tregut”, thotë Doris Andoni, drejtore e Entit Kombëtar të Banesave.

Sipas Andonit, bashkive te perfshira ne programin e strehimin me kredi të buta u eshte derguar nje shkrese për të pezulluar perkohesisht miratimin e listave te reja apo dhe lidhjen e kontratave per ato familje qe kane miratimin e Keshillit Bashkiak pasi jane verifikuar shkelje.

“Auditi i brendshëm nga Ministria ka bërë një verifikim fillestar të disa prej dosjeve dhe ka verifikuar shkelje në nivele të ndryshme. Kemi parë të arsyeshme, që duke qenë se është një projekt, i cili është nisur me qëllimin e mirë për të mbështetur familjet në nevojë, duhet që ne të sigurohemi që këto fonde që dalin nga buxheti i shtetit shkojnë vërtetë dhe adresojnë vërtetë nevojën për strehim, për të gjitha bashkitë e vendit që kanë qenë pjesë e programit të kreditimit të lehtësuar, janë njoftuar për një ndërprerje të përkohshme të miratimit të listave dhe dërgimit të tyre pranë bankës që zbaton programin”, tha Andoni.

Per t’u ardhur ne ndihme familje te pastreha, nisi te aplikohej nga bashkite ne marreveshje me nje banke te kontraktuar dhenia e kredive me interesa te uleta, per ato familje te cilat respektonin kriteret e percaktuara. Por ndonese keto interesa reduktohen per familjet qe do te perfitonin ato i kompensohen bankes se kontraktuar nga buxheti i shtetit.

Top Channel