
Charlie Sheen ka bërë të ditur se është martuar me të dashurën e tij pornostare. Aktori shkroi të dielën në Twitter se ka shkëmbyer unazat me Brett Rossi gjatë kohës që ishin në Islandë, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Sheen postoi një foto të çiftit jashtë ish-konsullatës franceze në Rejkjavik, ku në vitin 1986 presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Ronald Regan, u takua me udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov.
“Kjo është shtëpia ku Gorbaçovi dhe Regani kanë bërë namin. Gjithashtu është shtëpia ku S-ja dhe unë U MARTUAM!”, shkroi Sheen. S-ja është nofka e 24-vjeçares Brett Rossi, e cila përdor shpesh edhe emrin Scottie.
Nëse martesa është e ligjshme, atëherë kjo është e katërta për Charlie Sheen, por dyshimet mbeten pasi në Twitter-in e saj, Brett Rossi shkroi: “Hahahahahahahahahahahahahaha, kjo ishte e fortë!”
Charlie Sheen është lidhur me të renë në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe duket pak shpejt për martesë.
Top Channel