
Policia e New York City ka gjetur rreth 70 doza të dyshuara heroine brenda shtëpisë së aktorit Philip Seymour Hoffman, një ditë pas vdekjes së tij, raporton media amerikane.
Aktori fitues i çmimit Oskar, 46 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Greenwich, ditën e diel, me një shiringë në krahun e tij.
Një ekzaminim pas vdekjes pritet të nxirret në vijim, por policia dyshon se Hoffman vdiq nga mbidoza. Dritat përgjatë fasadës teatrale në “Broadway”-in e New York City-t do të zbehen gjatë së mërkurës, në nderim të aktorit.
Hoffman pati 3 nominime për çmimet Tony, për punën e tij në teatrin e New York. Ai ka lënë pas partneren e tij Mimi O’Donnell, si dhe 3 fëmijë. Në deklaratën e tyre, famija tha: “Jemi të shkretuar nga humbja e të dashurit tonë Phil”.
Julia Bolcer, një zëdhënëse e Ekzaminimit Mjekësor në New York City, tha se është ende e pasigurt se kur do të dalin rezultatet e autopsisë pas-vdekjes të bërë të hënën. “Ndonjëherë na duhet të bëjmë edhe testime shtesë”, shtoi ajo.
Ekzaminimet priten të tregojnë se si vdiq Hoffman kaq shpejt pas injektimit të heroinës, sipas dyshimeve.
Top Channel