Apeli për të shpëtuar vajzën

04/01/2014 00:00

Lutja e një nëne për të shpëtuar vajzën e saj, i drejtohet këtij fillim viti cdo zyrtari të qeverisë dhe shqiptari të thjeshtë.

Alma Lami Kojnozi, vajza 30-vjecare nga Bulqiza e cila është diagnostikuar me tumor në kocka, rrezikon të humbasë jetën nëse nuk operohet brenda pak ditësh në Izrael.

Një operacion që do t’i shpëtonte jetën nëse kryhet në kohë, por që ka një faturë financiare prej 40 mijë eurosh, shumë parash që për familjen e varfër nga Bulqiza janë të pamundura të sigurohen për një kohë kaq të shkurtër.

“E vetmja zgjidhje për t’i shpëtuar jetën është që Alma të futet në operacion sa më shpejtë të jetë e mundur që qëndron në transplantin me një protezë platini në gjurin e djathtë. Edhe pak dhe kjo sëmundje kalon në metastazë, që do të thotë që do të futet në gjak dhe po u fut në gjak do të thotë që është e pamundur t’i shpëtohet jeta. Shuma reale është 210 mijë euro, por që është bërë reduktim në 70 mijë dollarë, me ndihmën e kryerabinit të Ballkanit. Ne duhet të dorëzojmë 70 mijë dollarë që Alma të futet në operacion”, rrëfen e motra e Almës, Ergita.

E ëma e Almës, vajzës së qeshur nga Bulqiza, tregon se kanë vënë shtëpinë dhe tokën në shitje, por nuk mund t’i mbledhin paratë për kaq pak ditë. E gjithë familja ka kërkuar ndihmë edhe në banka për të marrë kredi, por deri tani nuk kanë mundur.

“I bëjme thirrje shtetit që të në ndihmojmë me një kredi sepse këto asete ne i kemi për t’i shitur. Po nuk i siguruam këto para sa më shpejt, ne jemi të humbur. Vajza ime nuk kthehet më. I lutem cdo shqiptari për që një ndihmë sado e vogël, për ne do të jetë shumë e madhe sepse i dimë hallet e popullit shqiptar”, thotë e ëma, Lirie Kojnozi.

“Ne kemi nxjerrë gjithcka në shitje, por shuma na duhet shumë shpejt, por që fatkeqësisht këto nuk i shesim dot aq shpejt sa në duhen paratë. Kërkojmë nga të gjithë, kushdo që ka mundësi të na ndihmojë, me sa të ketë mundësi, edhe një lutje do të na ndihmonte shumë”, thotë mes lotësh e motra Ergita.
Alma duhet të operohet në gju, ku mjekët izraelitë duhet t’i heqin masën e tumorit dhe ta zëvendësojnë pjesën me një protezë platini në mënyrë që ajo të ecë sërish. Nëse operacioni nuk kryhet në kohë, atëherë ndërhyrja nuk do të mund të bëhet, pasi do të jetë vonë për ta shpëtuar.

*Prindërit dhe të afërmit e saj kanë hapur dy numra llogarie në Bankën Credins, ku cdokush mund të ndihmojë.

Lirie Kojnozi
Al 38212110920000000000515317 ( Lek)
Al 54212110920000000000515320 ( Euro)

Top Channel