Aksidenti, as drogë e as alkool tek Walker

04/01/2014 00:00

As aktori Paul Walker dhe as shoferi në aksidentin fatal që u mori jetën ishin nën influencën e drogave apo alkoolit, ka treguar ekzaminimi post-mortem.

Makina e tyre, tip “Porsche”, po udhëtonte me një shpejtësi të rrezikshme kur goditi një shtyllë dhe mori flakë, më 30 nëntor në Kaliforni, saktëson raporti.

Të dyja vdekjet janë cilësuar si aksidentale, thonë autoritetet, sipas të cilave automjeti po udhëtonte me rreth 160 kilometra në orë në momentin e përplasjes. Megjithatë, zyra e sherifit deklaron se hetimi mbi ngjarjen nuk ka përfunduar ende.

Një ekzaminim i mëparshëm pas vdekjes vlerësonte se Walker, 40 vjec, u vra nga përplasja e fortë dhe plagët e marra si pasojë e zjarrit që shpërtheu. Ndërsa drejtuesi i mjetit, Roger Rodas vdiq vetëm nga përplasja.

Paul Walker ishte i mirënjohur për rolin e tij në sagën “Fast and Furious”, përkrah aktorit dhe mikut të tij Vin Diesel. Xhirimet për filmin e shtatë u ndërprenë fillimisht pas vdekjes së tij dhe pak më vonë Universal Pictures njoftoi se dalja e tij në kinema do të shtyhej deri në prill 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA