10 serialet më të shkarkuar në vitin 2013

04/01/2014 00:00

Sikurse cdo vit, edhe këtë herë Torrentfreak ka publikuar klasifikimin e serialeve televizive më të shkarkuara, natyrisht ilegalisht nga përdoruesit e internetit.

Në krye të 10 serive më të mira është “Game of Thrones” me 5 milionë e 900 mijë shkarkime, si dhe me 5 milionë e gjysmë spektatorë në Shtetet e Bashkuara.

Në vend të dytë vjen “Breaking Bad” me mbi 4 milionë shkarkime ilegale dhe 10 milionë e 280 mijë spektatorë në SHBA.

Në vend të tretë “The Walking Dead” me 3 milionë e 600 mijë shkarkime dhe 16 milionë e 110 mijë spektatorë.

Në vendin e katërt “The Big Bang Theory” me 3 milionë download dhe 20 milionë e 400 mijë spektatorë.

Në vendin e pestë “Dexter” me mbi 3 milionë download dhe thuajse 3 milionë spektatorë në mbarë Amerikën.

Në vend të gjashtë “How I Met Your Mother” me mbi 3 milionë shkarkime dhe gati 9 milionë spektatorë e gjysmë.

Në të shtatin “Suits” me mbi 2 milionë e gjysmë shkarkime dhe mbi 3 milionë e gjysmë spektatorë.

Në Vend të tetë “Homeland” me mbi 2 milionë e 400 mijë shkarkime dhe po aq spektatorë.

Në vendin e nëntë “Vikings” me mbi 2 milionë e 300 mijë shkarkime dhe 6 milionë shikues.

Në të dhjetin është “Arrow” me 2 milionë e 200 mijë shkarkime dhe 3 milionë e 200 mijë shikues.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta