Fitimet marramendëse të studiove filmike

03/01/2014 00:00

Është “Warner Bros”, kompania amerikane e prodhimeve kinematografike, ajo që ka arkëtuar fitimet më të mëdha gjatë vitit 2013 me 5.04 miliardë dollarë, 1.9 prej të cilave brenda territorit të SHBA dhe 3.14 nëpër botë.

Lista e filmave që furnizoi arkën e kompanisë, bën të ditur “Hollywood  Reporter”, kryesohet nga “Man of steel”, i cili mblodhi 662.8 milion dollarë dhe “Gravity” me Sandra Bullock e George Cloney, i konsideruar edhe si surpriza e vitit, me 653.3 milion.

Në vend të dytë “Disney”. Totali i fitimeve për vitin që shkoi është 4.73 miliardë. Të ardhurat kryesore i pati nga filmi “Iron Man 3”, i cili akumuloi 1.2 miliardë, duke u shpallur dhe filmi i vetëm i 2013-ës, që superoi miliardin.

“Universal” në vend të tretë, me 4.04 miliardë. Prodhimet kinematografike me të ardhura më të mëdha për kompaninë: “Fast and furious 6” dhe “Despicable me 2”, i rënditur edhe i dyti në listën e filmave më fitimprurës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA