Ribashkimi i Rachel dhe Monica

31/12/2013 12:15

Për kënaqësinë e të gjithë fansave të serialit “Friends”, dy protagonistet kryesore të shfaqjes, Jennifer Aniston dhe Courteney Cox u ribashkuan gjatë këtij fundviti.

Gjithsesi, ribashkimi i Rachel dhe Monica nuk ndodhi në ekran, por në plazhet e Cabo San Lucas në Meksikë, ku gratë udhëtuan me partnerët përkatës dhe një grup miqsh.

Ndonëse Aniston në mesin e të 40-tave dhe Cox tashmë 50 vjeç, të dyja vazhdojnë të kenë linja të admirueshme për vajza edhe 20 vjet më të reja se to.

Top Channel