Ashtu si në çdo vit, shqiptarët kanë bërë blerje edhe në ditën e fundit
të vitit për ta mbushur plot tryezën në natën e ndërrimit të viteve.

Në tregun më popullor të fruta-perimeve gjen shumë njerëz që bëjnë furnizimet, të kënaqur apo jo me çmimet.

“Çmimet janë pak më të shtrenjta sepse duan të fitojnë pak më shumë”, thotë një blerëse, ndërkohë që një tjetër thotë se çmimet janë si përherë.

Tregtarët ankohen se blerjet në këtë vit kanë rënë ndjeshëm pasi sipas tyre qytetarët që bëjnë furnizimin atje duke pretenduar se është tregu me çmimet më të lira e kanë shtrënguar disi dorën duke blerë më pak produkte: “Pazari ka rënë shumë në krahasim me vitet e tjera. Njerëzit vijnë vërdallë kot dhe nuk blejnë.”

Bashkia e Tiranës, si në çdo vit, tentoi të mabnte nën kontroll çmimet, por tregtarët thonë se produktet që importohen nga jashtë kanë pësuar rritje në çmim.

Top Channel