Të burgosurat e braktisura

30/12/2013 00:00

Ka mbetur fare pak kohe nga ndërrimi i viteve dhe të gjithë bëjmë plane si t’i kalojmë festimet me njerëzit më të dashur.

Ne burgun 325 janë 20 gra qe prej vitesh jane braktisur nga familjaret. Ato nuk i takon askush as ne dite normale e jo me per festa. Te gjitha jane te denuara per vrasjen e bashkeshorteve.

Feruze Bregu eshte njera prej tyre. Ka 14 vjet ne kete burg, ka hyre 37 vjeçe dhe sot eshte 51. Eshte  bere gjyshe, por niperit nuk i njeh. Qe prej dites qe eshte arrestuar dy djemte nuk i ka pare me. Po keshtu, as motrat dhe as vëllezërit.

“U kam ulur kokën, kam bërë vrasje. Edhe në telefon që kam folur, motra më thotë që nuk vjen dot se e kam turpëruar. Me njerëzit e burrit nuk komunikoj fare”, thotë Bregu.

Dy djemte e saj jetojne ne Greqi. Ajo komunikon me Eduartin vetem ne telefon, e ka pare per here te fundit  kur ishte 14 vjeç e tashme eshte bere prind. Prej tij ka vetem një fotografi. Per djalin tjeter Albanin qe e ka lene 4 vjeç nuk ka asnje ide se si mund te kete ndryshuar.

“Vetëm për fëmijët jetoj. Djalin e vogël nuk e njoh fare sepse nuk e kam parë që 4 vjeç”, thotë Bregu.

Ajo ka pare gjate ketyre viteve dhjetra amnisti dhjetra falje. Por ate nuk e ka falur as shteti dhe as familja.

“Aq e keqe që jam që njerëzit e mi më braktisën? E kam pranuar vrasjen por nuk e kuptoj pse më kanë braktisur njerëzit e mi”, thotë e dënuara.

Feruze Bregut i kane mbetur edhe gjashte vjet burg, gjashte vjet qe kane kete lutje: “Dua të takoj fëmijët e mi. Shpresoj shumë që të shkoj pranë fëmijëve të mi”.

Top Channel