Starovë, protestë për ndihmën ekonomike

30/12/2013 00:00

Të paktën 600 familje në komunën Starovë nuk do të mund të festojnë
mbrëmjen e ndërrimit të viteve në komunën Starovë në Pogradec pasi kanë
marrë lajmin se janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike.

Heqja e tyre dhe kushtet e veshtira ekonomike i kane bere qe ne prag festash te protestojne se bashku ndaj ketij perjashtimi te cilin e kane konsideruar te padrejte dhe te pabazuar ne ndonje kriter te veçante. Teksa jane pozicionuar para komunes ata kane apeluar ndaj ministrit Veliaj qe te verifikoje situaten ne kete njesi te qeverisjes vendore per te eleminuar abuzimet duke deklaruar se ne rast se kjo situate nuk gjen zgjidhje ata do te hyjne ne grevë urie.

Nga ana e saj komuna ka sqaruar se kjo gjendje ka ardhur per shkak te fondit te pamjaftueshem te akorduar nga Qeveria per kete shtrese ne nevoje.

Top Channel