McCartney, nje 71-vjeçar ndryshe

29/12/2013 10:30

Ndonëse mund të jetë 71-vjeçar, Paul McCartney tregoi se ka ende shpirtin e aventurës dhe dëshirës për t’u argëtuar të një personi shumë më të ri.

Ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të tij preferojnë vatrën familjare apo të kalojnë këto ditë me nipër e mbesa, ish-këngëtari i grupit “The Beatles” ndodhet në Karaibe, në ishullin e St. Bartsit.

Në këtë parajsë tropikale, McCartney u fotografua së bashku me bashkëshorten e tij shumë më të re në moshë, Nancy Shevell, në sintoni të plotë me natyrën dhe mrekullitë që ofron ishulli.

Top Channel