Cigarja e dyshimtë e Rihannës

29/12/2013 10:10

Ndërsa për shumicën prej nesh këto ditë festive karakterizohen nga moti i ftohtë i dhjetorit, për Rihannën, Viti i Ri pritet në plazhet e nxehta të Barbadosit.

E rikthyer në vendlindje, këngëtarja 25-vjeçare publikoi në profilin e saj në “Instagram” një seri fotografish mbrëmjen e ditës së shtunë.

Në imazhet e publikuara, binte në sy një cigare “e dyshimtë”, të cilën Rihanna po tymoste, ndërsa qëndronte në plazh me bikini.

Top Channel