Këshilli i kthen buxhetin Bashës

28/12/2013 00:00

Një ditë pasi në Këshillin Bashkiak pas 10 orë debatesh u shty
projektbuxheti i paraqitur nga Bashkia e Tiranës për vitin 2014,
këshilltarë të Partisë Socialiste dhe të LSI-së sqarojnë se ai
projektbuxhet u kthye për rishikim.

“Ky projektbuxhet një ditë më parë ngeli në klasë, që do të thotë nuk e mori dot provimin. Për këtë arsye do i nënshtrohet një provimi tjetër, në javët e ardhshme”, tha Aldrin Dalipi, kryetar i Këshillit Bashkiak.

Keshilltarët e majte thane se Bashkia e Tiranes nuk ka realizuar te ardhurat e parashikuara dhe as projektet e miratuara me pare.

“Tre momente të rëndësishme që këtij projektbuxheti i mungojnë janë: transparenca, profesionalizmi dhe përgjegjshmëria. Kemi projekte të parashikuara për të filluar që nuk kanë filluar as në 2012 as në 2013, ndërkohë që kemi ndryshime të destinacioneve të investimeve, ndryshime strukturore të vetë buxhetit afatmesëm që kanë të bëjnë me uljen prej 6 për qind të investimeve për infrasturkturën, me rënie prej 6 për qind të investimeve për shërbimet publike vendore, me rënie 6 për qind në programin e arsimit parauniversitar”, tha këshilltarja e PS-së, Adriana Berberi.

Tashmë pritet qe projetbuxheti te konsultohet me qyetarët e Tiranës dhe grupet e interesit, gjë e cila duhej bërë më parë.

“Kryefjala e të gjithë procesit të djeshëm ishte transparenca ndaj këshilltarëve dhe ndaj qytetarëve të Tiranës. I kemi kërkuar stafit të Bashkisë, të sjellin të dhënat e të ardhurave për vitin 2013, ndaj mbi këtë bazë ne përcaktojmë dhe projektojmë projeksionet e 2014”, tha kryteari i grupit të Këshilltarëve të PS-së, Gent Gazheli.

Keshilltari i LSI-së, Endrit Braimllari sqaroi se vota kunder nuk ishte per te bllokuar miratimin, por per ta permiresuar buxhetin.

“Unë duhet të sqaroj në emër të LSI-së, që vota jonë dje nuk ishte votë kundër buxhetit, nuk ishte votë për të bllokuar buxhetin, por ishte një votë për t’i dhënë më shumë transparencë buxhetit”, tha Braimllari.

“Ku është tramvaji? A është bërë buka 60 lekë, siç u tha dy vjet e gjysmë më parë? Pak ditë më parë kryetari i Bashkisë doli dhe tha që në Tiranë janë hapur vitin e fundit 12 mijë vende pune, pyetja qëndron, ku?” tha këshilltari i PD-së, Arbër Mazniku.

Pro shtyrjes se miratimit te projektbuxhetit te Bashkise se Tiranes kane qene edhe nje pjese e keshilltarëve të PD-së, mes tyre edhe profesor Dhori Kule, i cili i kontaktuar me telefon nga Top Channel, shpjegoi se ky projektbuxhet nuk duhej miratuar me pare se Parlamenti te miratonte buxhetin e Qeverise dhe paketen e re fiskale.

Bashkia akuzon Ramën

Bashkia e Tiranës shprehu keqardhjen për mosmiratimin e projektbuxhetit të vitit 2014. Nenkryetari Enno Bozdo akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe i kërkoi ta nxjerre Bashkine nga konflikti politik.

Sipas Bozdos, ky projektbuxhet çon perpara projektet per Tiranen ne vitin e ardhshem.
 
“Mosvotimi i buxhetit dhe shtyrja e tij në kalendat greke është shërbimi më i keq që u bëhet interesave të qytetarëve të Tiranës. Me këtë buxhet parashikohej të financoheshin 82 kilometra rrugë të reja dhe 128 mijë metra katrorë sipërfaqe të gjelbra për Tiranën. Parashikohej të financohej ndërtimi dhe rikonstruksioni i 69 shkollave, çerdheve dhe kopshteve, i laboratorëve të rinj dhe palestrave të reja, instalimit të ngrohjes në 100 për qind të shkollave, çerdheve, kopshteve brenda vitit 2014. Me këtë buxhet parashikohej të financoheshin të rinjtë e Tiranës për të nisur biznesin e tyre, të financohej nxitja e sipërmarrjes dhe punësimi i qytetarëve të Tiranës. Me këtë projektbuxhet bashkia parashikonte avancimin e veprave të mëdha publike”, tha Bozdo.

Top Channel