Shteti nuk financon më privatët

27/12/2013 00:00

Debati mbi financimin e universiteteve private me buxhetin e shtetit,
bazuar mbi skemën e financimit të studentit, është një kapitull i
mbyllur.

Zëvendësministri i Arsimit, Arbian Mazniku tha se skema e financimit të universiteteve publike do të ndryshojë në bazë të disa kritereve dhe performancës së tyre, por në këtë skemë nuk përfshihen universitetet private.

“Në asnjë moment nuk është folur nga ana e kësaj administrate për financime publike per universitetet private. Ne synojmë më shumë financime private drejt universiteteve publike dhe jo financime publike drejt universiteteve private. Pjesë thelbësore e kësaj skeme do të jetë mënyra se si universitetet rekrutojnë nxënës dhe pastaj marrëdhënia që ata krijojnë me studentët”, tha Mazniku.

Universitetet publike dhe private pritet te akreditohen ne vitin 2014 nga nje agjenci nderkombetare europiane. Pas ketij procesi, Ministria e Arsimit do te punoje edhe per ndryshimin e Matures Shteterore. Ne vitin 2015, nxenesit do te pranohen ne universitetet publike, duke u mbeshtetur mbi te tjera kritere.

“Ne besojmë që në tremujorin e parë të vitit që vjen do të jenë ravijazuar se si do të funksionojë skema, por ajo do të fillojë të funksionojë në vitin 2015, në mënyrë që studentërtët të adaptohen me Maturën Shtetërore,si një provim dalës nga shkollat e mesme, por jo detyrimisht si një provim hyrës në shkollat e larta. Nuk do të jetë një proces automatik, por do të jetë një proces që do të varet edhe nga kriteret që universitete të caktuara do të vendosin edhe për mënyrën se si do t’i pranojnë nxënësit”, tha Mazniku.

Ministria e Arsimit, do te investoje edhe per rritjen e kerkimit shkencor duke rritur finacimet, por edhe duke i drejtuar studentet drejt tregjeve te rendesishme per zhvillimin e vendit.

Top Channel