Provokimi i radhës i Miley Cyrus

27/12/2013 00:00

La me gojë hapur të gjithë me performancën e saj në skenën e MTV Video Music Awards gjatë verës. Më pas, publikoi videoklipin e këngës ‘Wrecking Ball’ ku shfaqej tërësisht e zhveshur. Ndërsa tani, Miley Cyrus publikon një tjetër videoklip që me siguri do të shkaktojë shumë polemika.

Këngëtarja e re shihet vetëm me të brendshme në klipin e këngës së saj më të re ‘Adore You’ (Të adhuroj). Por, jo vetëm kaq. Klipi, që deri tani është parë nga rreth 5 milionë persona në YouTube, tregon 21-vjeçaren të shtrirë në shtrat duke prekur veten.

‘Adore You’ është “single” i tretë i albumit të saj të katërt ‘Bangerz’, i cili ka marrë shumë vlerësime nga kritikët.

Top Channel