Biznesi kundër taksës progresive

27/12/2013 00:00

Një ditë para miratimit në Parlament të projektbuxhetit për vitin 2014,
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kundërshton taksën progresive, duke e
cilësuar atë si të papërshtatshme për ekonominë e vendit.

“Taksa progresive eshte e papërshtatshme në kushtet aktuale, pasi duhet te kemi parasysh të paktën dy momente kritike që po kalon vendi. E para informaliteti është në shifra të frikshme dhe një rritje e tarifave nuk mund të ndikojë pozitivisht në luftën kundër informalitetit dhe e dyta janë kushtet dhe konkurrenca e rajonit, pra vendet e rajonit kanë paketa shumë më atraktive me tarifa të ulëta gjë e cila bën të pamundur funksionimin e taksës progresive në një vend të përfshirë në këtë rajon”, u shpreh Jaka.

Zoti Jaka ka kundërshtuar edhe një herë rritjen e tatim fitimit për bizneset e medha në 15 për qind.

‘Kerkojme qe tatim fitimi te jete 10 per qind, duke bere dhe propozime konkrete qe mund te tatohen ne 20 per qind për kompani qe e kane te sigurte fitimin e tyre, kjo do ishte me efikase per buxhertin e shtetit. Shpresojme qe kjo te merret parasysh”, tha Jaka.

Top Channel