39 fëmijë të qendrës së Autizmit në Gjirokastër kanë festuar dhe marrë
dhurata në një aktivitetet të organizuar për ta në parg të fundvitit.
Organizimi i ishte përshtatur nevojave të fëmijëve me aftësi të veçanta.
Kreu i Këshillit të Qarkut të Gjrokastrës një prej mbështetësve të aktivitetit tha mes të tjerash se përkujdesja për fëmijët që trajtohen në institucione të vecanta duhet të obligojë ndërgjegjien e të gjithëve.
Ndërsa drejtoresha e Njësisë së trajtimit të Fëmijëve me Autizëm tha se në këtë ditë të vecantë i gjithë stafi prej 13 vetësh ndihet i lumtur prej mirënjohjes së prindërve dhe inkurajon edhe familje të tjera të cilat e mbajnë të fshehur autizmin prej frikës së mentalitetit që ta trajtojnë atë.
Fëmijët që trajtohen në këtë qendrër të licensuar dhe mbështetur prej Ministrisë së Cështjeve Sociale prej 2 vitesh kanë njohur përparime të ndjeshme falë punës së një stafi logoterapistësh dhe psikologësh profesionistë.
Top Channel