Berat, vlerësohen nxënësit e dalluar

25/12/2013 00:00

Komuna e Velabishtit në Berat ka kthyer tashmë në traditë vlersimin e nxënësve më të mirë me rastin e festave të fund vitit.

Për të nderuar punën e tyre dhe rezultatet e shkëlqyera, por dhe inkurajuar nxënësit e tjerë për pregatitje më të mirë komuna ka organizuar këtë fund viti një mbrëmje special për nxënësit më të mirë.

Këta të fundit janë përzgjedhur nga shkollat nëntë vjecare të fshatrave të kësaj komune për të kaluar një mbrëmje speciale si dhe janë vlersuar me dhurata. Kryetari i komunës Velabisht, vleresoi nxënësit për rezultatet e arritura duke theksuar kontributin qe kane dhënë edhe prindërit dhe mësuesit në këto arritje. 

Top Channel