“Në Big Brother do doja të shihja Zegjinenë”/ Monika Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta strategu i shtëpisë, nominimit do i shpëtonte… Basha
Vlerësime maksimale dhe shanse serioze për emërimin për çmimin Oscar për “Lone Survivor”, filmi me Mark Wahlberg, Taylor Kitsch dhe Eric Bana.
Bën fjalë për historinë e vërtetë të operacionit “Red Wings” të vitit 2005 në Afganistan, ku 19 komando amerikanë humbën jetën në përpjekje për të eleminuar një njësi talebanësh.
I vetmi i mbijetuar ishte komandoja Marcus Lutrell, që do të interpretohet nga Whalberg, e që gjatë mbijetesës u ndihmua përzemërsisht nga një familje afgane.

Filmi, që do të shfaqet në kinematë amerikane më 27 dhjetor, është bazuar në rrëfimin e ngjarjes që Lutrell e ka bërë në librin me të njëjtin titull e që doli bestseller në Shtetet e Bashkuara. (Poshte ne foto Whalberg majtas dhe Lutrell djathtas)

Top Channel