Tregtia e gazit pa standarde

24/12/2013 00:00

Jane me qindra pika, edhe brenda prane zonave të banuara, ku mbushen dhe
tregtohen bombula gazi, pa respektuar asnje kusht teknik. Një gabim i
vogël njerëzor në keto pika mund të jetë fatal për jetën e qytetarëve.

“Jo vetëm për bombulat e pakolauduara, por bëjnë edhe mbushjen e gazit në këto pika, kur ligji e ka përcaktuar shumë qartë se ku duhen bërë mbushjet e bombulat.Këto bombula duhen mbushur larg qendrave të banuara sepse përbëjnë rrezikshmëri për jetën e qytetarëve. Me kaq pika sa kemi evidentuar këto ditë në Tiranë kemi një Gërdec të dytë, të gatshëm për të shpërthyer”, tha Ardian Çela, drejtues i Inspektoriarit Qendror Teknik.

Çela sqaron se jane mbyllur dhe konfiskuar bombulat ne 18 pika prane zones se Alliasit, por aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Bombat e pakolauduara janë mbledhur në ambientet e IQT-së. Pajisjet janë bllokuar dhe janë plumbosur. Në rast se ato do të preken do të ketë ndjekje penale”, tha Çela.

Nje tjeter shqetesim mbetet edhe cilesia e naftes qe tregtohet ne vend.Inspektoriati tregon se jane kryer investime te medha ne laborator pasi nuk ka patur asnje kusht per kryerjen e matjeve. Gjendja ne akset kryesore te vendit eshte e normalizuar, problemet mbeten disa pika ku ka perzierje te naftes me lende te tjera.

Top Channel