Kontrolli i çmimeve në treg

24/12/2013 00:00

Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se nëse tregtarët e produkteve
ushqimore do të tentojnë të rrisin çmimet këtë prag festash, siç ka
ndodhur edhe në vite të tjera, ateherë do të ngrihet një treg me çmime
më të lira dhe do të ketë penalizime për ta.

“Ju siguroj që në rastin më të parë që nga tregtarë të shumicës, apo qoftë edhe nga tregtarët e pakicës do të vemë re një lojë me cmimet do të marrim dy masa të menjëhershme: hapjen e një tregu në qendër të Tiranës dhe do të penalizojmë ata që luajnë me çmimet dhe abuzojnë me qytetarët”, tha Enno Bozdo, nënkryetar i Bashkisë.

Por duket se kontrollin e çmimeve kete vit, me mire se kush tjeter po e mban renia e blerjeve nga konsumatoret per te cilen tregtaret  thone se nuk mund te ngrene me tej çmimet, ndonese nje gje e tille ka filluar nga tregtaret e shumices.

Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me Autoritetin Kombetar te Ushqimit do te monitorojne tregjet çdo dite me qellim frenimin e rritjes se çmimeve. Nga ana tjeter do te frenohen dhe mbahen ne kontroll edhe tregtaret qe shesin fishekzjarre.

Top Channel