Cruise, Krishtlindje me të bijën

24/12/2013 18:15

Tom Cruise nisi pushimet e fundvitit përkrah vajzës së tij 7-vjeçare Suri.

I vendosur për të shfrytëzuar sa më mirë këto pak ditë në të cilat ai mund të bëjë babain, aktori udhëtoi me të bijën në një resort turistik në Orlando, Florida, ku të dy u fotografuan duke u argëtuar në një pishinë.

Pas divorcit me ish-bashkëshorten dhe nënën e Surit, Kate Holmes, dy aktorët hollivudianë ndajnë kohën në të cilën takojnë vajzën, ndonëse kujdestarinë e saj e ka aktorja.

Ndërsa Kate kaloi me Surin festën e Falenderimeve, Tom mori vajzën për Krishtlindje.

Top Channel