Hedhja e mbeturinave nëpër lumenj

22/12/2013 00:00

Hedhja e mbeturinave përgjatë përrenjve e lumenjve, nëpër qytete e fshatra, ka krijuar një situatë katastrofike mjedisore.

Luginat e lumenjve i ngjajnë sot vendgrumbullimit të mbeturinave, duke krijuar jo vetëm ndotjen e madhe të ujrave të tyre, por edhe një imazh tepër të rëndë.

Mbeturinat, që hidhen përgjatë luginës së lumenjve, në kohën e vërshimit të reshjeve transportohen në drejtim të detit, duke krijuar edhe në bregdet një ndotje të madhe.

Ndërsa mbetjet e lehta plastike e sintetike, kryesisht qese dhe tekstile, duken nëpër degë pemësh apo mbulojnë shtratin e lumit.

Edhe pse ka një ligj për grumbullimin e mbetjeve, madje në mënyrë të diferencuar, në pjesën më të madhe të territorit të vendit ato nuk mblidhen fare, dhe si landfille shërbejnë pikërisht shtretërit e përrenjve e lumenjve.

Top Channel