Berisha: Do rriten çmimet zinxhir

20/12/2013 00:00

Ndryshe nga sa Qeveria argumenton rritjen e çmimit të karburantit,
ish-Kryeministri Sali Berisha kundërshton me tone të forta kritike, duke
deklaruar se kjo masë do të shkaktojë efekt zinxhir në ekononomi.

“Nafta nuk është problem tek mjetet e vogla personale. Nafta është cmimi i kafshatës, çmimi i bukës, çmimi i grurit, çmimi i zarzavateve, çmimi i të gjitha ushqimeve, çmimi i veshjeve. Nafta është e vetmja që lëviz të gjitha çmimet e tjera”, tha Berisha.

Ne nje tryeze me perfaqesues te shtresave ne nevoje, pensionisteve dhe OJF-ve, që demokratet mbajten per diskutimin e paketes se re fiskale dhe buxhetit te 2014, Berisha deklaroi se Qeveria aktuale po e çon vendin ne recesion te pakthyeshem, efektet e te cilit tha ai do te zgjasin 10-15 vjet. 

Rritja e borxhit nga Qeveria i parashikuar per 2014 ne masen 79.4 %, per ish-Kryeministrin, do te jete katastrofik per Shqiperine ndaj dhe kerkoi nje reagim popullor.

“Ne po ramë në recesion nuk ka kush të na ndihmojë. Ftesa ime për çdo qytetar, t’i dalë zot vetes së tij, zot gjendjes së tij ekonomike, mos ta lemë vendin të rrokulliset nga një analfabet ekonomik, që nuk ka nocionet më elementare, që në mënyrën më të pakonceptueshme rrit borxhin. Kur të rritet borxhi 75 për qind në fund të vitit do të jemi këtu dhe do të takohemi prapë. Në mënyrë absolute do të shkojë në 90 për qind vitin tjetër sepse borxhi është një rreth vicioz i tmerrshëm, por nuk i ndenjtët çdo ditë mbi kokë të merr përpara, të rrëzon dhe të rrënon”, tha Berisha.

Kryetari Lulzim Basha paralajmeroi debat te forte ne Kuvend nga opozita per kundeshtimin e projektligjeve financiare, qe sipas tij varferojne çdo shtrese te shoqerise shqiptare.

“Shpërndarja e parave të taksapaguesve shqiptarë dhe politikat fiskale që kemi debatuar në tre tryezat e para kanë treguar qartë se buxheti jo vetëm nuk mbështet aspak punësimin e shqiptarëve, por ndihmon me 100 për qind varfërimin e tyre. Eshtë një skemë shkatërruese për mirëqënien e shqiptarëve, por nuk godet askënd me fort dhe më keq se shtresat në nevojë”, tha Basha.

Top Channel