Taksat e biznesit të vogël

19/12/2013 00:00

Ndërsa paketa e re fiksale është duke u diskutuar në Kuvend,
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të ndajë me qytetarët sqarimet për
ndryshimet në taksën e biznesit të vogël. 

Ai ishte ne disa prej tyre ne zonen e ‘Don Boskos’ ne kryeqytet, ku me iu ka bere llogarite me shifra sa do te jete perfitimi i tyre nga heqja takses se bisnesit te vogel me hyrjen ne fuqi te paketes se re fiskale ne 2014.

“Taksën e biznesit të vogël e paguanit të gjithë afrofe te pushteti vendor dhe përveçse pushtetit vendor që ua merr edhe afrofe abritrare ju paguanit edhe tatim fitimin 10 për qind. Taksën e biznesit të vogël bëhet zero, juve do të paguani vetëm një herë dhe do të paguani tatim fitimin, jo 10 përqind, por 7.5 për qind”, tha Rama.

Duke iu shpjeguar menyren sesi çdo qytetar qe ka nje biznes do te perfitoje nga keto ndryshime taksash Rama ua la vete llogaritjen e tyre biznesmeneve.

Kreu i Qeverise deklaroi se me kete mase do te vihet ne vend nje padrejtesi. Kush fiton me shume do te paguaje me shume e kush fiton me pak paguan me pak. Perfitimi do te jete i ndjeshem u zotua kreu i Qeverise.

“Të gjithë sistemi do të ndryshojë, kështu që ju nuk do të keni më dy palë tatime, dy palë letra, dy palë halle. Ju keni vetëm një tatim fitimi që nga 10 për qind, bëhet 7.5 për qind. Mbajeni këtë me shkrimin tim dhe nëse nesër nuk ndodh kështu mund të reagoni”, tha Rama.

Top Channel