Rikthimi i Ali G në ekranin e madh

19/12/2013 00:00

Sacha Baron Cohen do të interpretojë sërish rolin e Ali G dhe xhirimet për filmin e ri kanë nisur tashmë.

Aktori 42-vjeçar është parë në Los Angeles duke xhiruar një skenë në pishinë, i rrethuar nga vajza të bukura me bikini.

Filmi i parë ‘Ali G Indahouse’ është shfaqur në vitin 2002 dhe më pas ky personazh është parë në shumë seriale duke u bërë shumë i dashur për publikun. Në vitin 2007, Sacha Baron Cohen pati thënë se personazhi Ali G kishte “dalë në pension”.

“Më duket sikur po ndahem përgjithmonë nga një person i dashur, por duhet ta bëj për të mirën e karrrierës”, deklaronte 42-vjeçari.

Top Channel