FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace Ka qenë një nga aktorët më të njohur të teatrit shqiptar dhe të roleve kinematografike që janë gdhendur në kujtesen e secilit prej nesh dhe që nuk do të harrohen kurrë.
Fatos Sela eshte aktori nga Fieri qe u nda dje nga jeta ne moshen 65-vjeçare, pasi luftoi gjate me nje semundje te rende.
Artisti i merituar dhe mjeshtri i madh i punes ka qene pjese e teatrit Bylis në Fier per nje periudhe 20-vjeçare.
Në vitin 1995 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar, ku ndër rolet më të spikatura kane qene: “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Grey-t”, “Pamje nga Ura”, “Henri VI” apo roli i salierit tek “Amadeus”.
Pas nje karriere te pasur artistike, ai luajti rolin e Ismail Qemalit ne dokumentarin e realizuar nga “Top-Channel”, “Vlorajt e flamurit”.
Fatos Sela u be i njohur edhe ne rolet e filmave “Guna permbi tela”, “Gracka”, “Nëntori i dytë” dhe “Tirana, viti zero”.
Top Channel