Berisha: FMN, mos bëj eksperimente

19/12/2013 00:00

Duke iu referuar rritjes se çmimit të naftës që pritet të sjelle paketa e
re fiskale, Sali Berisha, duke folur si ish-Kryeministër i bëri thirrje
Qeverisë të mos e ndërmarrë këtë veprim, pasi do të krijojë një efekt
zinxhir katastrofik për ekonominë.

Berisha akuzoi FMN-në, duke thene se ka pervoje te hidhur me Shqiperine dhe duke i bere thirrje Fondit te mos bëjë eksperimente me vendin tonë, pasi mund t’i kushtojne shume me shtrenjtë se Greqisë.

“Vendi është në një situatë kritike. Edi Rama ka gjetur edhe dëshmitarin e rremë, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe unë i kërkoj FMN-së, i kërkoj drejtorit të FMN-së të sjellë ekip tjetër. Nuk duam të përplasemi me të, por ne nuk mund të pranojmë kurrë që shqiptarët të trajtohen në këtë mënyrë. Ne duhet të qëndrojmë absolutisht për çdo të vërtetë. Si mund të pranojmë ne të rrisim borxhin 13 për qind në një vit? Kjo është çmenduri. Cili vend e ka bërë këtë? Fondi ta thotë, në cilin vend e kanë realizuar një formulë të tillë? Në asnjë vend të botës . Ky është skenar shumë më i keq se sa skenari grek. Pse? Sepse ne nuk jemi anëtarë të BE-së. Ne nuk kemi ‘Big Brother’. Rritja e çmimit të naftës në një vend ku çmimi i naftës është nga më të lartët është absolutisht firmosje për ta rrëzuar vendin si një lopë dhe për ta tërhequr zvarrë në recesion. Të gjitha ushqimet do të pësojnë një rritje katastrofale të çmimit të tyre, për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Përmenda ushqimet se janë kafshata, por gjithçka tjetër e ndjek prapa. Të bësh një lëvizje të tillë është të bësh gjithçka për ta futur në recesion në Shqipërinë. Nëqoftëse ne nuk qëndrojmë në interesin më të mirë të secilit qytetar pa asnjë përkatësi partiake ne do rrokullisemi më keq, absolutisht se fqinji ynë jugor”, tha Berisha.

Top Channel