Suedi, libri i katërt i serisë “Burra që urrejnë gratë”

18/12/2013 00:00

David Lagercrantz do të jetë shkrimtari i librit të katërt të serisë “The Girl With The Dragon Tatoo” ose “Burra që urrejnë gratë” siç njihet në shqip. Ai do të shkruajë histori të reja për personazhet Lisbeth Salander dhe Mikael Blomqvist dhe ky libër pritet të dalë në gusht të vitit 2015.

Stieg Larsson, autori i tre librave të parë, vdiq në vitin 2004 në moshën 50-vjeçare dhe kishte nisur punën për romanin e katërt të serisë. Trilogjia shiti më shumë se 75 milionë kopje në të gjithë Botën dhe është bërë film në Suedi dhe Hollivud. Daniel Craig dhe Rooney Mara interpretuan në përshtatjen amerikane të librit.

Eva Gedin, nga shtëpia botuese suedeze Norstedts, tha: “Kemi vendosur që t’ia lëmë në dorë dikujt tjetër për të treguar se çfarë ndodh më tej me Lisbeth dhe Mikael.”

David Lagercrantz, i cili ka qenë bashkë-autor në librin mbi futbollistin suedez Zlatan Ibrahimovic, tha se ka nisur të shkruajë dhe se bota ku ka hyrë është fantastike.

Top Channel