Arben Ahmetaj, ministri për Zhvillimin Ekononomik, gjatë një tryeze diskutimi për problematikat e kreditimit nga bankat, deklaroi se qeveria po punon për “garantimin e të drejtave të kosumatorit nga institucionet banlkare”.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të krizës ekonomike. Zgjedhjet financiare që ne bëjmë kanë pasoja afatgjata në shëndetin ekonomik të vendit dhe familjeve tona. E dimë që performanca e fushës së operimit të sektorit bankar nuk është në nivelin optimal. Legjislacioni për kredinë konsumatore parashikon disa të drejta bazë, siç është qartësia e informacionit parakontraktual e kontraktual dhe e drejta e shlyerjes së kredisë para afatit të maturimit. Po mundohemi të garantojmë këto të drejta nga institucionet bankare dhe po mundohemi të garantojmë kuptimin e kontratave sa më mirë nga ana e konsumatorëve”, theksoi Ahmetaj.

“Duam të lehtësojmë konsumatorin në zgjedhjen e tij. Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të jetë derë e hapur për përfaqësuesit e bankave dhe konsumatorët”, shtoi ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Top Channel