PD, konsultime me biznesin

17/12/2013 00:00

Opozita nisi një tur dëgjesash me grupet e interesit për projektbuxhetin
e vitit 2014 dërguar prej Qeverisë në Parlament diten e hene.

Lulzim Basha, kryetar i PD foli me nota kritike ndaj Qeverisë për atë që ai e quajti mungesë të plotë trasparence. Sipas zotit Basha ky projektbuxhet e shtyn ekonominë drejt greminës.

“Shqetësimi ynë i madh është që largimi arbitrar nga sistemi i taksës së sheshtë dhe rritja me 50 për qind e tatimit mbi fitimin do ta kapë për fyti këtë rritje njomëzake që Shqipëria dhe shqiptaret kanë gëzuar tashmë prej 5-6 vitesh me rradhë. Dhe jo vetëm kaq, por do të shkaktojë jo një efekt neutral mbi ekonominë, por një efekt negativ mbi ekonominë”, tha Basha.

Përfaqësuesit e biznesit sollën të këtë tryezë pikëpamjet dhe sygjerimet e tyre.

“Kredia prej Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që sikurse dimë po negociohet me kushte te ashpra fiskale të mos pranohet. Në rast se FMN pranon dhënien e kredisë pa kushtëzime, të negociohet për një shumë jo më të madhe se 100 deri në 150 milionë dollarë në vit për një periudhë dy-tre vjecare; heqjen e ndarjes së kategorive biznes i madh, biznes i vogël mbështetur në xhiron të 8 milionë lekësh për efekt të tatimit mbi fitimit. Ka nocionë ekonomikë që të bëjnë ndarjen bazuar mbi xhiron”, tha Gjergj Buxhuku.

“Të ketë objektiva për uljen e informalitetit, jo për rritjen e taksave. Pra, një Qeveri mund të thotë objektivi i 2014 që informaliteti nga 35 apo 40 për qind, këtë vit bëhet 35 për qind, pastaj luftojmë vitet e ardhshme edhe për më shumë. Kur të kemi konsumuar plotësisht skemën e administrimtit, sistemin e administrimit le të mendojme edhe për një rritje taksah”, tha Luan Bregasi, nga ‘Bussines Albania’.

PD thotë se të tilla tryeza do të vijojnë edhe në ditët në vijim për të patur një panoramë të qartë të shqetësimeve që ka biznesi përballë paketës së re fiskale, por edhe propozimet konkrete te tij per te bere korigjime ne projekt

Top Channel