" /> ">

Lawrence, nën akuzë për “photoshop”

17/12/2013 18:00

Jennifer Lawrence dhe revista “Flare” janë vendosur nën akuzë për përdorimin e “photoshop”-it, me qëllim që aktorja fituese e çmimit “Oscar” si aktorja më e mirë protagoniste e 2012-s të shfaqej më e dobët.

23-vjeçarja është krenuar së fundmi me vetbesimin që ndien ajo për linjat e saj dhe dëshirën për t’u dukur e shëndetshme.

Megjithatë, revista zgjodhi që të mos i linte hiret e Lawrence për vlerësim publikut, duke e përmirësuar aktoren nëpërmjet një dobësimi të qartë në të gjithë pjesët e trupit, përfshi fytyrën.


Foto e vertete e Lawrence, majtas dhe fotoja e publikur ne koopertinen e revistes djathtas

Ajo që mbetet për t’u zbuluar është nëse kërkesa për këtë “ndërhyrje kirurgjikale” është bërë prej vetë aktores që ndihet krenare me linjat e saj apo ka qenë një kortezi falas e “Flare”.

Top Channel