Di Caprio: Asnjë dublant për skenat e nxehta

17/12/2013 00:00

Roli më i fundit i Leonardo Di Caprios është ai i Jordan Belfort në filmin e Martin Scorsese me titull ‘The Wolf Of Wall Street’. Në këtë dramë, aktori 39-vjeçar shfaqet në shumë skena të nxehta dhe në një intervistë për ‘Extra’ ka garantuar se nuk ka përdorur dublant për këto skena.

“Jam vetëm unë aty. Kur merr përsipër role si ky, duhet të pranosh gjithçka. Duhet të reflektoja karakterin e një personazhi të tillë dhe nuk mund të mendoja për veten. Në film jam dikush tjetër dhe duhet të bëj çdo gjë që bën ky dikushi”, deklaroi Di Caprio.

Filmi ‘The Wolf of Wall Street’ përmban shumë skena me pullë të kuqe, duke përfshirë një skenë orgjie, ku shumë aktorë të kastit shfaqen para kamerave krejtësisht nudo.

Di Caprio shpjegoi se pse kishte 6 vite që priste të luante një personazh të tillë: “Mendoj se Jordan Belfort përfaqëson atë që nuk shkon me Amerikën e sotme. Doja me çdo kusht që sjelljen e tij ta vija në ekranin e madh të kinemasë.”

Top Channel