FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Pas publikimit të papritur të albumit të ri me 14 këngë para katër ditësh, Beyonce habit sërish fansat e saj me videoklipin e plotë të këngës ‘Drunk In Love’, ku këngëtares i është bashkuar bashkëshorti Jay Z në skena të nxehta.
Video bardhë e zi paraqet Beyonce fillimisht duke ecur në brag të detit e më pas duke u shtrirë në rërë.Në mes të këngës shfaqet edhe reperi Jay Z.




32-vjeçarja Beyonce i dha fund spekulimeve të gjata për datën e publikimit të këngëve të saj të reja duke lëshuar në “iTunes” albumin e saj pa asnjë paralajmërim apo publicitet të mëparshëm në datën 13 dhjetor.
Në një deklaratë shoqëruese me publikimin, Beyonce shpjegoi: “Unë e shoh muzikën, jo vetëm e dëgjoj. Kur dëgjoj një tingull, menjëherë më rikthehet në mendje pamja e imazheve që më bëjnë të ndihem e emocionuar. Më rikthehen shpesh kujtime të fëmijërisë sime, kujtime të ëndrrave që kam pasur për jetën, të fantazive. Të gjitha ato lidhen me muzikën”.
Top Channel