Basha: Ky është buxheti i fatalitetit

16/12/2013 00:00

“Kryeministri kërkon që në më pak se dy javë të kalojë me shpejtësi pa
konsultime, pa transparencë, pa oponencë këtë paketë fiskale buxhetore,
që në këndvështrimin tonë dhe të shumicës të shqiptarëve, përfaqëson
hapin fatal të kalimit të Shqipërisë nga stabiliteti në varfëri, nga
qëndrueshmëria ekonomike në krizë, nga drejtësia sociale në padrejtësi”.

Ky eshte perkufizimi i opozites per projektbuxhetin 2014 dhe paketen e pare fiskale të Partisë Socialiste pas ardhjes në pushtet. Por sipas kryetarit te Partise Demokratike Lulzim Basha, vonesa njëmujore, mungesa e transparences dhe e konsultimeve me grupet e interesit ne paraqitjen e planit fiskal dhe buxhetor, nuk eshte e keqja me e madhe.

“Ky është buxheti i varfërimit, i krijimit dhe shpërndarjes së varfërisë. Ky është buxheti që paralajmëron dhe garanton rrënimin e ekonomisë shqiptare, rënien e saj në pikiatë drejt e në pellgun e recesionit. Ky është buxheti që i varfëron të gjithë shqiptarët, përfshi ata të cilëve në mënyrë cinike ju jep me lugë kafeje në formën e taksimit progresiv të pagës atë që me lugë të madhe jua merr nëpërmjet rritjes dramatike të taksave të konsumit, mosindeksimit të inflacionit dhe instrumenteve të tjera”, tha Basha.

Partia Demokratike thote se dy javet ne vijim do te jene ditet e nje aksioni politik per te demaskuar me fakte dhe shifra konkrete, ate qe e quan demagogji te Qeverise me taksat.

“Me këtë paketë nuk përfitojnë 97 për qind e shqiptarëve, por penalizohen, ndëshkohen, dënohen 100 për qind e shqiptarëve. Me këtë projekt, çdo shqiptar dhe të gjithë shqiptarët do të paguajnë më shumë”, theksoi Basha.

Kryetari i Partise Demokratike evidentoi tre taksa, qe lidhen direkt me premtimet e Kryeministrit Rama, por qe sipas opozites jo vetem nuk realizohen, por perkeqesojne gjendjen ekonomike te shqiptareve.

“Taksa kombëtare më e rëndë dhe që do të rëndojë xhepin e çdo shqiptari, pa përjashtim është ajo mbi qarkullimin, e cila do të rritet në 7 në 17 lekë për litër, duke i marrë cdo shqiptari nga xhepi direkt një shumë të barabartë në nivel kombëtar me 70 milionë dollarë. Akcizat rriten për pothuajse të gjithë mallrat e akseksueshëm, por impaktin më të rëndë do ta japin mbi 1 milionë konsimatorë të produkteve të duhanit, të cilët do të duhet të paguajnë rreth 50 milionë dollarë në vit më shumë. Sigurimi shëndetësor do të bëhet me miratimin e kësaj pakete shumë më i shtrenjtë për të gjithë shqiptarët. Ata që vërtetë besuan në një shëndetësi falas për të gjithë kanë në dorë jo vetëm provën e mashtrimit, por edhe faturën e mashtrimit, për rreth 18 milionë dollarë më shumë”, theksoi Basha.

Duke nisur qe te marten, Partia Demokratike do te therrese ne seanca degjimore grupet e interesit, te padegjuara sipas saj nga Qeveria, si dhe do te perpiqet te ndryshoje me propozime ligjore buxhetin dhe paketen fiskale.

Top Channel