Ahmetaj: Përfitojnë 97% e shqiptarëve

16/12/2013 00:00

Ministri për Zhvillimin Ekononomik Arben Ahmetaj ka bërë publike taksën
progresive që nis të aplikohet për të gjithë të punësuarit, që nga data 1
janar 2014.

Sipas Ahmetajt, aplikimi i takses progresive rikthen pagën e 13-të për të gjithë të punesuarit pasi i lehteson ata nga barra fiskale.

“Që nga data 1 janar, 97 për qind e të punësuarve do të paguajnë më pak. Taksa progresive është bekim për shtresën e mesme dhe shtresën në nevojë. Lirohen nga ngarkesat fiskale e 10 përqindëshit 338 872 të punësuar”, tha ministri.
 
Ahmetaj sqaron se ndryshe nga taksa e sheshte, me taksen e re, nuk paguajne taksa te punesuarit me pagen nën 30 mije leke. Nderkohe qe ata me page 30 mije leke apo te tjere dhe me shume se kaq si mesuesit, infermerieret, mjeket, edukatorët etj, do te paguajne me pak sesa 10 %, siç ishte taksa e sheshte e Qeverise ‘Berisha’.

“Një pagë prej 30.700 lekë, që është paga e ulët e të punësuarve, me taksën e sheshtë paguante 3 074 lekë, ngarkesa fiskale ka qenë 10 për qind e drejtpërdrejtë. Me taksën progresive, ngarkesa fiskale është vetëm 0.31 për qind, pra do të paguajë vetëm 95 lekë. Nëpërmjet kësaj mase, kjo shtresë kursen 35 737 lekë, pra një rrogë. Ne i kthejmë kësaj shtrese, pagën e 13-të”, theksoi Ahmetaj.

Pagat mujore 130 mije leke do te paguajne me taksen progresive, te njejten mase sa paguanin me taksen e sheshte. Per te gjithe ata qe paguan mbi 130 mije leke do te paguajne me shume se sa kane paguar deri me tani.

“Taksa barazohet me 10 për qind në nivelin 130 mijë lekë të vjetra. Dhe të gjitha pagat mbi 130 mijë lekë fillojnë dhe gradualisht dhe paguajnë më shumë taksa, ashtu siç ne kemi patur premtimin, kush fiton më pak, paguan më pak”, tha Ahmetaj.

Top Channel