18 milionë USD për familjet në nevojë

14/12/2013 00:00

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë njoftoi të shtunën akordimin e
një fondi prej 18 milionë dollarësh për të mundësuar pagesat për
familjet në nevojë për muajin dhjetor. Veliaj tha se pagesat e muajve te
prapambetur për këtë kategori te shoqerise do te nisin nga java tjeter.

“Kemi aprovuar një fond prej 18 milionë dollarësh për të kryer të plota të gjitha pagesat për muajin dhjetor, për t’u siguruar që asnjë qytetar shqiptar që është nevojtar të shkojë i pangrënë, i pangopur dhe pa nevojat minimale të jetesës teksa hyjmë në Vitin e Ri dhe teksa hyjmë ne festa. Kjo gjë ashtu nuk mjafton, sepse nevojat në Shqipëri nuk mjaftojnë. Kemi nisur një fushatë, që quhet “Shqipëria dhuron”. Eshtë një mënuyrë për të përfshirë shërbimin social shtetëror, Zyrën e Marrëdhënieve me komunitetet e besimit, komunitetin e kulteve, për të përfshirë të gjithë orghanizatat joqeveritare apo grupe të biznesit, të cilat kanë mundësi të japin nga bujaria e tyre për ata që kanë nevojë. Ne duam t’i bëjmë një thirrje të gjithë qytetarëve, të gjithë atyre që kanë mundësi të dhurojnë një rrogë, një vakt, një palë tesha, një paketë mësimore për fëmijët në nevojë që ta bëjnë këtë gjë dhe të përdorin të gjithë atmosferën e festave ku secili bën detyrën, Qeveria bën detyrën e vet, po secili prej nesh si qytetar përfshihet tek ‘Shqipëria dhuron'”, tha Veliaj.

Top Channel