18 milionë USD për aftësinë e kufizuar

13/12/2013 00:00

Brenda muajit dhjetor, Qeveria do të alokojë 18 milionë dollarë për të
shlyer pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe ndihmën ekonomike.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj, tha se ky vendim do të behet eficent në mbledhjen e ardhshme të Qeverise.

“I kemi gjetur paratë, sigurisht i kemi hequr nga diku tjetër. Kemi marrë një vendim të vështirë për t’i hequr nga një fushë tjetër dhe për t’i sjellë në këtë fushë, duke besuar në fakt se nevojtarët më të mëdhenj sot një Shqipëri janë këta njerëz. Bëhet fjalë për 18 milionë dollarë, që janë pagesa 100 për qind e aftësisë së kufizuar, e ndihmës ekonomike, e atyre që asistojnë personat me aftësi të kufizuar dhe pagesën higjieno-sanitare për njerëzit me aftësi të kufizuar”, tha Veliaj.

Pagesat per muajt e prapambetur do te kryhen ne janar. Per shlyerjen e ketyre pagasave, Qeveria ka vendosur te kryeje shkurtime ne disa zera te tjere, si ne shperblime dhe bonuse qe jepen ne fundvit, si dhe eshte kerkuar nje kredi e bute. Kreu i Ministrise së Mireqenies dhe Rinise, zoti Veliaj tha se ne janar do te kete rikomisionim per çdo person me aftesi te kufizuar, pasi jane evidentuar abuzime te medha.

“Kemi raste, ku njerëz vetëm se kanë një palë syze, deklarojnë që janë të verbër të plotë dhe duke qenë se ligji të mundëson se po vazhdove shkollën ke pagesë të trefishtë, vazhdojnë shkolla, universitete, master dhe doktoratura fiktive dhe paratë vërshojnë lumë. Por ky nuk është shtet që ka luks për humbje të tilla. Kemi nisur punën për pastrimin e skemës. Gjatë vitit tjetër do të bëjmë rikomisionimin e çdo personi që merr pagesë të aftësisë së kufizuar”, u shpreh Veliaj.

Ministria e Punes ka inicuar edhe fushaten “Shqiperia dhuron ne prag te festave te fundivitit”, ku bizneset,individet, komunitetet fetare mund te ndihmojne personat ne nevoje, duke u dhuruar ushqime apo duke i ndihmuar ne forma te ndryshme.

Top Channel