Vergara: Më pëlqen të fitoj para’

12/12/2013 00:00

Sofia Vergarës i pëlqen shumë të fitojë para’ dhe nuk ka turp ta pranojë këtë gjë. Aktorja më e paguar e televizionit në SHBA ka fituar vitin e kaluar plot 30 milionë dollarë, por kërkon edhe më shumë.

“Nuk kam turp të them se më pëlqen shumë të fitoj para’. Më pëlqen biznesi dhe e vërteta është se kursej më shumë sesa shpenzoj. Unë investoj dhe planifikoj për të ardhmen. Kam nuhatje për mundësitë e reja dhe ide të vlefshme”, tha aktorja latine për revistën ‘Glam’.

41-vjeçarja theksoi se njerëzit e vlerësojnë vetëm për pamjen e saj të jashtme.

“Mendoj se njerëzit e kanë të pamundur të besojnë se ekziston një femër seksi dhe e zgjuar. Gjatë negociatave të ndryshme të biznesit, unë kam përfituar nga ata që më kanë nënvlerësuar”, theksoi Sofia Vergara.

Top Channel