Tabaku nuk rikthehet në detyrë
12/12/2013 00:00
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë rrëzuan kërkesën e
ish-gjyqtarit Neritan Tabaku për t’u rikthyer ne detyre, plot nje vit
pasi Këshilli i Lartë e shkarkoi me vota unanime.
Vendimi u shpall pas disa oresh proces, ku ish-gjyqtari Tabaku i perfaqesuar nga avokati Agim Hysi kerkuan prishje te vendimit te KLD-së dhe rikthim ne detyre.
Argumenti kryesor i mbrojtjes se Tabakut ishte fakti qe klienti i tij kishte qene semure e per kete e kishte patur te pamundur qe te zbardhte vendimin per te pandehurin Ilir Xhakja. Avokati i tha gjykates se mos zbardhja e vendimeve eshte nje praktike qe gjendet rendom ne gjykatat shqiptare.
Top Channel