Irina Shayk në mbështetje të kafshëve

12/12/2013 00:00

Modelja Irina Shayk, e njohur edhe nga lidhja e saj me futbollistin Cristiano Ronaldo, ka dalë në mbështetje të kafshëve.

Me gjithë shkëlqimin e saj, bukuroshja ruse ka qenë në Nju Jork, ku përmes një seti fotosh ka promovuar adoptimin e qenëve dhe maceve të braktisura.

A do të arrijë bukuria e saj të rrisë numrin e adoptimeve? Le të shpresojmë që po.

Top Channel