Debat për buxhetin 2014

12/12/2013 00:00

Ish-kryeministri Berisha ngriti në Parlament shqetësimin për vonesën e hartimit dhe sjelljes së buxhetit të vitit të ardhshëm për diskutim dhe miratim në Kuvend.

“Ky ekip nuk e bën dot buxhetin. Nuk e njohin pasi janë të paaftë dhe keni shkatërruar drejtoritë e buxhetit”, akuzoi kryeministri Berisha.

“Buxheti është me vonesë dhe natyrisht kemi kurajon t’i kërkojmë çdo qytetari ndjesë për këtë vonesë që ka ardhur nga fakti i ballafaqimit tonë, të qeverisë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë me atë situatë të rëndë buxhetore që ka lënë për trashëgim qeveria Berisha, që abuzoi, keqadministroi, vodhi dhe grabiti, duke krijuar borxhe që do t’i paguani të gjithat ju, qytetarët e Shqipërisë, me koston e të gjithë politikanëve të përfshirë, përfshi Berishën, që do të shkojnë në përballje me drejtësinë”, tha deputeti Braçe.

Ish-kryeministri gjithashtu paralajmeroi se sipas tij modeli i taksimit nga qeveria Rama do të varfërojë shqiptaret, por kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe kundërshtoi.

“Të gjitha premtimet janë një farsë. Ne ia hoqëm taksimin 250 mijë punëtorëve mbi të ardhurën personale. Unë ju deklaroj sot se me këto lëvizje që kanë bërë për injorancën e plotë dhe totale të këtij ekipi, të gjitha çmimet do të rriten… keni për ta parë”, tha Berisha.

“Ç’thanë rrogtarët për ju që ulët rrogat dhe i hoqët tatimet pas tre vitesh që e ne propozonim këtë, vetëm një muaj përpara zgjedhjeve, kur ulët taksat për ata që fitonin më shumë? Me këtë skemë, 96% e rrogtarëve përfitojnë ulje”, u kundërpërgjigj Braçe.

Top Channel