“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër
Plot 623 persona ne komunen e Paskuqanit kane rezultuar se përfitonin
ndihmë ekonomike pa plotësuar kriteret ligjore, duke i shkaktuar
buxhetit të shtetit një dëm ekonomik me vlerë 2.759.884 lekë.
Shërbimi Social Shtetëror ka kryer kallezim penal ne Prokurorinë e Tiranës, ndaj zyrtarëve të Komunës Paskuqan, te cilet pas nje kontrollit te plote ka rezultuar se kane shpërdoruar detyren ne lidhje me administrimin e fondit të Ndihmës Ekonomike.
Inspektoret e Sherbimit Social kane sqaruar se dhjetëra familje, te cilat kane perfituar ndihme ekonomike rezultonin te punesuar ose zoteronin prona, pertej kritereve te percaktuara ne ligj pjesa më e madhe e denoncimeve për Komunën e Paskuqanit kanë ardhur nga vetë qytetarët, të cilët kanë denoncuar rastet në faqen e internetit, te hapur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Top Channel