Ai rrallë ka folur për romancën e tij 18-mujore, duke ruajtur me fanatizëm dëshirën për të mbajtur atë private, të pandarë me publikun.

Edhe në internet fotot të ciftit të aktorëve hollivudianë në krah të njëri-tjetrit, përvecse në takime publike, vështirë të gjesh. Por Cutcher ka vendosur të dalë hapur. Në Instagram aktori postoi një foto duke puthur të dashurën e tij, Mila Cunis.

Ndërkohë, të martën po në faqen e tij, Ashton postoi disa shkrepje nga ceremonia martesore e vëllait të Mila-s. Pjesëmarrësit në këtë ceremoni, thanë për mediat amerikane se Ashton ishte mirëpritur nga familja e Cunis dhe së gjërat mes ciftit sa vijnë e bëhen më shumë serioze.

Ashton-Cunis përfunduan bashkë pas ndarjes së aktorit nga Demi Moore. Në prill, pak javë pas daljes së fotove të para të tij në shoqërinë e Cunis, Cutcher deklaronte se privatësia ishte e shenjtë dhe se do të bënte gjithcka për të ruajtur privatësinë e lidhjes së tij të re.

Top Channel