“Mësuesit, fund kurseve private”

10/12/2013 00:00

Politika dhe korrupsioni, duket se janë dy sëmundjet më të mëdha që kanë
prekur rëndë sistemin arsimor. Ministrja Lindita Nikolla tha se
drejtuesit dhe arsimtarët militantë duhet të largohen nga sistemi
arsimor dhe duhet të ndalet fenomeni i kurseve private.

“Respektimi i parimeve themelore etike në jetën profesionale dhe publike të arsimtarëve në çdo nivel të arsimit dhe distancimi i tyre nga politika, janë vetëm disa nga iniciativat e para. Depolitizimi i shkollave dhe krijimi i një ambienti komunitar dhe gjithëpërfshirës, nëpërmjet një partneriteti të gjerë, mësues, prindër, komunitet dhe qeveri, padyshim është objektivi ynë themelor”, tha Nikolla.

Ministri i Shtetit per Çeshtjet vendore Bledi Çuçi tha se mekanzimat kunder korrupsionit duhet te perfshihen brenda kurrikulave  mesimore.

Ministria Nikolla tha se do te kete nje reformim jo vetem ne drejtem te Provimeve te Shtetit, por edhe ne ate te Matures Shteterore.

Top Channel