Julia Roberts, shtatzanë për herë të katërt?

10/12/2013 18:00

Julia Robert përflitet se është duke pritur fëmijën e saj të katërt me bashkëshortin Danny Moder.

Dyshimet mbi aktoren 46-vjeçare lindën pasi ajo u fotografua më parë gjatë javës me një bark dukshëm të fryrë.

Gjithashtu, në një ceremoni të ndarjeve të disa çmimeve për kinematografinë, më parë gjatë muajit, Roberts ngjalli dyshime duke përzgjedhur një fustan tejet të gjerë.

Roberts, e cila prakton hinduismin, është nënë e binjakëve 9-vjeçarë Hazel e Phinnaeus, e një djali 6-vjeçar Henry.

Top Channel