Shinavatra i hap rrugë zgjedhjeve të reja

09/12/2013 00:00

Kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinavatra u dorëzua përpara
protestave disa javore në vend e vendosi shpërndarjen e Parlamentit dhe
mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Lëvizja e shefes se ekzekutivit pasoi doreheqjen e te gjithe ligjvenesve te opozites te shtunen ndersa ne rruge, demonstruesit marshuan serish drejt nderteses se Kryeministrise. Yingluck fitoi zgjedhjet ne 2011-ten, por tubuesit kembengulin se Qeverine e saj e kontrollon ne fakt i vellai, udheheqesi i permbysur Thaksin Shinaëatra dhe u zotuan te mos heqin dore nga protestat deri ne largimin e 45-vjeçares.

Protestat e nisura ne muajin nentor u shoqeruan shpeshhere me veprime të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve, ku si pasojë humben jeten 5 persona e u plagosen me dhjetera te tjere. Shkak i zemerimit popullor u be nje projektligj per amnisti i hartuar nga Qeveria, i cili mes të tjerave i siguronte vëllait të kryeministres Yingluck rikthimin në atdhe pa rrezikuar që të arrestohej pas denimit qe ka marre ne mungese.

Thaksin u permbys me grusht shteti ne 2006-ten e qe atehere, ndodhet ne azil. Dy vjet pas rrezimit te tij nga pushteti, nje gjykatë në Bangkok e dënoi per korrupsion. Kundërshtarët politikë e cilësojnë Kryeministren si një marionetë të vëllait të saj. Ne fund te nentorit, Yingluck i mbijetoi një votëbesimi në parlament dhe refuzoi te largohet nga posti duke i meshuar me shume idese se dialogut per zgjidhjen e situates. Por perballe vazhdimit te protestave, vendosi me sa duket te heqe dore nga kembengulja per moslargim dhe deklaroi mbajtjen e zgjedhjeve te reja me te gjithe gjasat, ne daten 2 shkurt.

Top Channel